

Partizani U21 është shpallur kampion i Shqipërisë pas përfundimit të serisë finale ndaj Farka Volley.
Në takimin e kthimit, të zhvilluar në palestrën e Farkës, Partizani fitoi me rezultatin 3-2. Ndeshja e parë ishte fituar nga Partizani me rezultatin 3-0.
Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut. Ato iu dorëzuan ekipit dhe stafit teknik nga sekretari i Federatës Shqiptare të Volejbollit, z.Ervis Dosti.
Federata Shqiptare e Volejbollit përgëzon ekipin fitues!
Urime Partizani!