

Dinamo U20 (F) është shpallur kampione e Shqipërisë pas përfundimit të serisë finale ndaj Skënderbeut.
Në takimin e kthimit, të zhvilluar në Korçë, Dinamo fitoi me rezultatin 3-1. Ndeshja e parë ishte fituar nga Dinamo me rezultatin 3-0 në Tiranë.
Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut, të cilat u dorëzuan nga zëvendëspresidentët e Federatës Shqiptare të Volejbollit, z.Konalsi Gjola dhe z.Dashamir Brari.
Federata Shqiptare e Volejbollit përgëzon ekipin fitues!
Urime Dinamo!