
Lojtari i Kombëtares Shqiptare të volejbollit, Anton Qafarena, është shpallur kampion i Superkupës së Emirateve me ekipin Bani Yas.
Bani Yas arriti të sigurojë vendin e parë në këtë kompeticion, i cili u zhvillua në format me grumbullim pikësh, duke treguar performancë të lartë dhe qëndrueshmëri në çdo ndeshje.
Një tjetër sukses i rëndësishëm për volejbollin shqiptar , me Qafarenën që vazhdon të përfaqësojë denjësisht ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare.