
Tirana e femrave të rritura përfaqësoi Shqipërinë në Turneun Ndërkombëtar Memorial “Simonetta Avalle”, zhvilluar më 3 dhe 4 tetor 2026 në Corigliano-Rossano, Kalabri, Itali.
Në këtë aktivitet ndërkombëtar morën pjesë katër ekipe: KS Tirana, KVF Pristina 75 nga Kosova, si dhe ekipet italiane Lory Volley Pizzo dhe Pallavolo Rossano ASD.
Në ndeshjen e parë, vajzat e Tiranës u përballën me Lory Volley Pizzo, duke siguruar fitoren me rezultatin 1–3 dhe duke vijuar rrugëtimin në turne.
Në finalen e turneut, KS Tirana u përball me Pallavolo Rossano ASD në një ndeshje të luftuar, e cila përfundoi me rezultatin 2–3 në favor të ekipit shqiptar.
Me këtë rezultat, KS Tirana shpallet fituese e Turneut Ndërkombëtar Memorial “Simonetta Avalle”, duke përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në këtë aktivitet ndërkombëtar.
Ky triumf përbën një tjetër rezultat të rëndësishëm për volejbollin shqiptar dhe një eksperiencë të vlefshme për ekipin e femrave të KS Tiranës në përballjet ndërkombëtare.
Urime KS Tirana për këtë sukses!