

Lushnja shpallet kampione e Kategorise se pare, për sezonin aktual, duke siguruar ngjitjen në Superligë për sezonin e ardhshëm pas një mungese 2-vjeçare.
Në ndeshjen e fundit, Lushnja fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Mirditës, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me 38 pikë.
Në vendin e dytë u rendit Studenti me 35 pikë, i cili do të luajë ndeshjet “play-off” për një vend në Superligë.
Medaljet dhe kupa iu dorëzuan ekipit të Lushnjes nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, z.Ervis Dosti, dhe Kryetarja e Bashkisë Lushnje, znj.Eriselda Sefa.
Urime ngjitjen në Superligë!