

Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, z. Erlind Pëllumbi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Ervis Dosti, ndoqën një seancë stërvitore të ekipit kombëtar U17 për vajza.
Prej disa ditësh, ekipi kombëtar U17 për vajza po zhvillon fazën përgatitore në qytetin e Rrëshenit, në kuadër të pjesëmarrjes në Ballkaniadën U17, e cila do të zhvillohet në Kosovë.
Gjatë vizitës, drejtuesit e Federatës u njohën nga afër me ecurinë e përgatitjeve dhe i uruan suksese ekipit, si dhe stafit teknik, të përbërë nga:
Ekipi Kombëtar U17 për Vajza do të marrë pjesë në Ballkaniadën U17, e cila do të zhvillohet në Ferizaj, nga 21 deri më 25 korrik, ku do të përballet me ekipet e Turqisë, Kosovës, Moldavisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Federata Shqiptare e Volejbollit i uron ekipit kombëtar suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar.