Grumbullohet ekipi kombëtar U17/femra
July 7, 2026Seanca stërvitore të ekipit U17/F
July 13, 2026
Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Ballkanik U17, Federata Shqiptare e Volejbollit zhvilloi fazën e seleksionimit për Ekipin Kombëtar U17 Meshkuj në palestrën sportive Farkë.
Ky proces synon identifikimin dhe përzgjedhjen e volejbollistëve më të talentuar, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik U17, që do të zhvillohet në Tiranë, nga 4 deri më 8 gusht 2026.
FSHV mbetet e përkushtuar në zhvillimin e talenteve të reja dhe forcimin e ekipeve kombëtare, duke investuar në të ardhmen e volejbollit shqiptar.
Suksese të gjithë sportistëve në këtë rrugëtim!