

Presidenti i Paravolley Europe z. Branko Mihorko, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHV-së, z. Ervis Dosti dhe anëtarja e Bordit Drejtues znj. Ornela Belba, ndoqën nga afër një ndeshje miqësore të ekipit të Mirditës në disiplinën e Sitting Volleyball.
Vizita dhe mbështetja nga Paravolley Europe vlerëson iniciativen e filluar nga FSHV për punën e bërë në promovimin e volejbollit të ulur në Shqipëri.
Kjo përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e gjithëpërfshirjes, barazisë dhe vlerave që sporti përcjell në shoqëri, në aktivitetet sportive dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.