

Me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Volejbollit, ekipi i Mirditës morì pjesë për herë të parë në një turne ndërkombëtar siç ishte “Prishtina Open në sittingvolleyball”, një ngjarje sportive e jashtëzakonshme që mblodhi ekipe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Një lojë që solli rivalitet, emocione dhe mbi të gjitha, mesazhin e fuqishëm të gjithëpërfshirjes përmes sportit.
Pas ndeshjeve mjaft sfiduese dhe një loje të shkëlqyer, ekipi i Mirditës mori medaljet e vendit të dytë.
Fshv i uron suksese klubit shumësportesh Mirdita në promovimin e disiplinës gjithëpërfshirëse të sitting volleyball.