

Partizani U17 është shpallur kampion i Shqipërisë pas përfundimit të fazës finale me sistem grumbullimi, takime që u luajtën ditën e djeshme dhe të sotme.
Renditja përfundimtare:
1. Partizani
2. Vllaznia
3. Skënderbeu
4. Farka Volley
Në përfundim u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut. Ato iu dorëzuan ekipeve të vendit të parë dhe të dytë dhe stafit teknik nga sekretari i Federatës Shqiptare të Volejbollit, z.Ervis Dosti.
Federata Shqiptare e Volejbollit përgëzon ekipin fitues! Urime Partizani!