Federata Shqiptare e Volejbollit në kuadër të programit FIVB Volleyball Empowerment gjatë kësaj jave, zhvilloi seminarin “National Team Coaches Development”, një aktivitet i rëndësishëm në funksion të rritjes profesionale të trajnerëve të ekipeve kombëtare.
Seminari u drejtua nga instruktori i FIVB, austriaku z.Gottfried Rath Zobering, i cili ndau eksperiencën dhe njohuritë e tij mbi metodologjitë moderne të stërvitjes, organizimin e ekipeve kombëtare dhe zhvillimin teknik e taktik të volejbollit bashkëkohor.
Gjatë trajnimit, trajnerët pjesëmarrës patën mundësinë të përfitojnë njohuri të avancuara profesionale, të diskutojnë praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të shkëmbejnë eksperienca në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të volejbollit shqiptar.