

Përgjatë datave 12-14 qershor në Viana do Castelo të Portugalisë, u zhvillua Konventa e Tranjerëve në kuadër të "Cev School Project" e organizuar nga Konfederata Europiane e Volejbollit (CEV).
Të pranishëm krahas pjesëmarrësve nga të gjitha vendet e Europës, ishin të pranishëm edhe mësuesit/trajnerët e volejbollit nga Shqipëria, znj. Marsida Balla, znj. Najada Aga, z.Julian Shishi dhe z. Gentjan Gjonaj.
I gjithë aktiviteti u moderua nga lektorët ndërkombëtar :
1. Mark Lebedew,
2. John Kessel.
Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte që mësuesit/trajnerët e pranishëm të zgjerojnë njohuritë e tyre për proçesin e stërvitjes së volejbollit përmes shkëmbimit të ideve dhe përvojave për zhvillimin e këtij sporti në nivel masiv tek moshat.