
Përfaqësues nga të gjitha klubet dhe shoqatat sportive morën pjesë në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Presidenti z.Erlind Pëllumbi së bashku me Zv/Presidentin z. Konalsi Gjoka dhe Sekretarin i Përgjithshëm z. Ervis Dosti prezantuan pritshmëritë dhe objektivat për sezonin e ri, që pritet të nisë së shpejti.
Ky kampionat premton emocione, rivalitet, risi, pasion dhe spektakël në çdo ndeshje!
FSHV u uron suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse!