U17 Femra | Shqipëria humbet ndeshjen e parë me Bullgarinë
July 21, 2026Grumbullohet ekipi kombëtar U17 meshkuj
July 22, 2026
Në ndeshjen e parë të Kampionatit Ballkanik U17 për femra, që po zhvillohet në Ferizaj, kombëtarja shqiptare u përball me Bullgarinë, duke u mundur me rezultatin 3-0.
Vajzat kuqezi zhvilluan një paraqitje me shumë përkushtim dhe luftuan në çdo pikë ndaj një kundërshtari të fortë. Kjo ishte vetëm sfida e parë e turneut dhe kombëtarja shqiptare do të kërkojë rezultate pozitive në ndeshjet e radhës.