Çmimin MVP për lojtarin më të mirë e fitoi lojtari i Partizanit, Osman Qepa dhe u dha nga Z. Erlind Pëllumbi, President i FSHV.
Medaljet e argjendta për vendin e dytë në të cilin u rendit ekipi i Tiranës u ndanë nga Z. Ervis Dosti, Sekretar i Përgjithshëm i FSHV dhe Z. Konalsi Gjoka, Kryetar i Komisionit Tekniko-Arbitrar të FSHV.
Medaljet e arta për vendin e parë në të cilin u rendit ekipi i Partizanit u ndanë nga Z. Dashamir Brari, zv.President i FSHV dhe Z. Sokol Halili, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHV.
Për kampionët e Partizanit, kupën e dha Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Z. Erlind Pëllumbi. Kupa iu dorëzua kapitenit të ekipit të Partizanit, Klodian Kasa.