Velipoja priti me sukses BeachVolleyShkodra 2026, aktivitetin e radhës të beach volley, zhvilluar në datat 14–15-16 Gusht, në bashkëpunim mes Bashkisë Shkodër dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Në këtë event morën pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, duke sjellë në Velipojë emocione, garë dhe një atmosferë të jashtëzakonshme sportive.
Sport, argëtim, turizëm dhe promovim – një kombinim që e kthen beach volley në një mundësi të shkëlqyer për të promovuar bukuritë e Velipojës dhe për të afruar komunitetin me sportin.