

Në ndeshjen e parë të Kampionatit Ballkanik U17 për femra, që po zhvillohet në Ferizaj, kombëtarja shqiptare u përball me Bullgarinë, duke u mundur me rezultatin 3-0.
Vajzat kuqezi zhvilluan një paraqitje me shumë përkushtim dhe luftuan në çdo pikë ndaj një kundërshtari të fortë. Kjo ishte vetëm sfida e parë e turneut dhe kombëtarja shqiptare do të kërkojë rezultate pozitive në ndeshjet e radhës.