Rikthehet pas 4 vitesh Kombëtarja e Meshkujve!
May 19, 2026Një fitore e paarritshme!
May 29, 2026
Në prag të ndeshjeve zyrtare të CEV Volleyball European League 2026, ekipet kombëtare Senior për femra të Shqipëria dhe Kosova zhvilluan ndeshje miqësore mes tyre, në funksion të përgatitjeve për sfidat ndërkombëtare që i presin në vazhdim.
Këto takime shërbyen për të testuar gjendjen e skuadrave dhe elementët më të mirë teknikë e taktikë, si dhe për të krijuar më shumë harmonizim brenda ekipeve. Gjithashtu, ndeshjet u karakterizuan nga fryma sportive, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave mes dy përfaqësueseve.
Atmosfera pozitive dhe rivaliteti sportiv treguan edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira mes dy federatave dhe rëndësinë e këtyre aktiviteteve në rritjen e nivelit të volejbollit në rajon.