

Kombëtarja e femrave nis sot rrugëtimin e saj në CEV European League 2026, në kuadër të Fazës Para-Eliminatore, e cila do të zhvillohet në Odense të Danimarkës.
Vajzat kuqezi janë pjesë e një grupi ku bëjnë pjesë gjithashtu Luksemburgu, Danimarka dhe Lituania.
Ndeshja e parë për Kombëtaren tonë do të luhet sot, më 29 maj, ndaj Luksemburgut, duke nisur nga ora 16:00, në SJF Bank Arena, Odense.
Programi i ndeshjeve:
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në platformën zyrtare EuroVolley TV, në këtë adresë (kundrejt një abonimi).
I urojmë suksese Kombëtares sonë në këtë sfidë të rëndësishme ndërkombëtare dhe një paraqitje sa më dinjitoze në arenën europiane.
Forca vajza! Forca Shqipëria!