

Konfederata Europiane e Volejbollit (CEV) e ka miratuar unanimisht kandidaturën e përbashkët nga Federata Shqiptare e Volejbollit dhe Federata e Volejbollit e Kosovës për organizimin e Kampionatit Europian U16 për djem në volejboll që do të organizohet mes Tiranës dhe Prishtinës në 03 - 12 shtator 2027.
Turneu do të mbledhë 16 kombëtare nga e gjithë Europa, duke u dhënë mundësi volejbollistëve të rinj të tregojnë potencialin e tyre dhe të hedhin hapat e parë drejt një karriere ndërkombëtare.
Ky vendim i CEV-it vjen edhe si rezultat i organizimit shumë të suksesshëm Shqipëria e Kosova të Kampionatit Europian U16 për vajza, i cili u mbajt gjatë muajit korrik të vitit 2025.