Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit Z.Erlind Pëllumbi i dha titullin e mirënjohjes Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Z. Fidel Ylli, për mbështetjen e veçantë për sportin e volejbollit.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit Z. Pëllumbi gjithashtu i dha titullin e mirënjohjes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, për kontributin e veçante për sportin e volejbollit në veçanti.
Çmimin MVP për lojtaren më të mirë e fitoi lojtarja e Skënderbeut, Antonella Fabiana Pesce dhe u dha nga Z. Fidel Ylli, President i KOKSH.
Medaljet e argjendta për vendin e dytë në të cilin u rendit ekipi i Tiranës u ndanë nga Z. Dashamir Brari, zv/ President i FSHV, Z. Fidel Ylli, President i KOKSH dhe Z. Sokol Halili, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHV.
Medaljet e arta për vendin e parë në të cilin u rendit ekipi i Skënderbeut u ndanë nga Z. Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes dhe Znj. Gentjana Nicaj, zv/Presidente e FSHV.
Për kampionet e Skënderbeut, kupën e dha Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Z. Erlind Pëllumbi. Kupa iu dorëzua kapitenes së ekipit të Skënderbeut, Elena Bego.