Presidenti CEV z. Boricic takohet me Presidentin FSHV z. PELLUMBI ne Tirane
April 14, 2024Skenderbeu per femra Kampione e Shqiperise Sezoni 2023-2024
April 28, 2024
Takimi ne ambientet e Komitetit Olimpik Kombetar
Presidentii i CEV Z. Aleksandar Boričić , i cili shoqërohej nga Zv/Presidenti i CEV, Z. Renato Arena dhe Z. Erlind Pëllumbi, President i FSHV-së u prit në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar nga Presidenti i KOKSH Z. Fidel Ylli dhe Sek.i Përgjithshëm Z. Gerti Shima.
Në këtë takim, Presidenti i KOKSH Z. Ylli bëri një prezantim të gjerë të punës që KOKSH po bën veçanërisht për volejbollin nëpërmjet projektit "Ekipet sportive në shkolla", ku Komiteti Olimpik po bashkëpunon ngushtë me Federatën Shqiptare të Volejbollit.
Takimi ne ambientet e Komitetit Olimpik Kombetar
Presidenti i KOKSH Z. Fidel Ylli falenderoi Z. Boričić për mbështetjen që CEV ka dhënë me trajnimet që ka organizuar me mësuesit e volejbollit midis projektit "Ekipet sportive në shkolla".
Presidenti Boričić theksoi dhe njëherë mbështetjen që CEV do vazhdoj të jap për zhvillimin dhe promovimin e volejbollit në Shqipëri.
Në këtë takim ishin të pranishëm dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHV Z. Ervis Dosti, si dhe Z. Konalsi Gjoka, Kryetar i Komisionit Tekniko-Arbitrar në FSHV.