Fotogaleria e ndeshjes finale/meshkuj Liga Gjergj Kastrioti, Tirana 0-3 Partizani
March 4, 2024FSHV në 29 shkurt ju bashkua aktivitetit te CEV
March 5, 2024
Ceremonia e shpalljes së fituesit
Shpërndarja e mirënjohjeve, medaljeve, si dhe çaste nga ndeshja e ceremonia e shpalljes së fituesit, me
Drita 0 - 3 Skënderbeu.
Gjatë takimit final të femrave midis Dritës dhe Skënderbeut, Federata Shqiptare e Volejbollit shpërndahu mirënjohje, çertifikata, titull dhe fanellë dhuratë për disa nga figurat më të shquara e më të spikatura ndër vite, në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në sportin e volejbollit.
● Mirënjohja për Znj.Tamara Nikolla (pas vdekjes) u dha nga Znj. Olsa Vaso, Shefja e Klubit Shumësportësh Skënderbeu.
● Mirënjohja për Znj. Mimoza Shahu u dha nga Z. Dashamir Brari, Zv. President i FSHV.
● Federata Shqiptare e Volejbollit vlerësoi me titullin "Nderi i Volejbollit" Z. Vangjel Koja. Ky titull u dha nga Presidenti i FSHV, Z. Erlind Pëllumbi dhe iu dorëzua Z. Orlando Koja.
● Presidenti i FSHV Z. Erlind Pëllumbi i dhuroi fanellën e ekipit kombëtar shqipëtar Presidentit të FVK, Z. Bahri Gjinovci.
● Federata Shqiptare e Volejbollit vlerësoi me titullin "Ambasador i Volejbollit Shqipëtar" ish-volejbollistin e mirënjohur korçar dhe aktualisht trajnerin e ekipit tonë kombëtar Z. Jani Melka.
Ceremonia e shpalljes së fituesit
Çmimin MVP për lojtaren më të mirë e fitoi lojtarja e Skënderbeut, Victoria Vivas dhe u dha nga Z. Erlind Pëllumbi, President i FSHV.
●Medaljet e argjendta për vendin e dytë në të cilin u rendit ekipi i Dritës u ndanë nga Z. Valon Nikqi, Sekretar i Përgjithshëm i FVK, Z. Ervis Dosti, Sekretar i Përgjithshëm i FSHV dhe Znj. Mimoza Shkodra, Zv. Presidente e FVK.
●Medaljet e arta për vendin e parë në të cilin u rendit ekipi i Skënderbeut u ndanë nga Z. Bahri Gjinovci, President i FVK, Z. Dashamir Brari, Zv. President i FSHV dhe Z. Sokol Halili, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHV dhe Kryetar i Komisionit të Disiplinës.
● Për kampionet e Skënderbeut, kupën e ndanë Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Z. Erlind Pëllumbi dhe Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Z. Bahri Gjinovci. Kupa iu dorëzua kapitenes së ekipit të Skënderbeut, Elena Bego.
●FSHV përgëzon ekipin fitues dhe përshëndet gjithë ekipet pjesëmarrëse në këtë Ligë.
Me dy finalet e djeshme për meshkuj dhe femra të luajtura në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" në Korçë, Liga "Gjergj Kastrioti" uli siparin e sezonit të saj të tretë.