Ekipi i Tiranës është fituesi i Kupës së FSHV për kategorinë e meshkujve!
Bardh' e blutë e kryeqytetit mundën mbrëmjen e djeshme në finale ekipin e Erzenit të Shijakut me rezultatin e pastër 3 me 0 dhe ngritën trofeun e parë për sezonin 2023 - 2024, në Sallën e Lojërave në Farkë.
Kupa e FSHV-së e organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit në datat 8 - 10 Shtator çeli siparin e aktiviteteve, duke i lënë rradhën një sezoni të gjatë dhe plot emocion në javët në vijim.
Federata Shqiptare e Volejbollit përgëzon ekipin fitues dhe i uron gjithë ekipeve suksese në këtë sezon.