Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit z. Erlind Pëllumbi së bashku me Presidentin e Federatës Italiane të Volejbollit z. Giuseppe Manfredi nënshkruan marrëveshjen dypaleshe të bashkëpunimit për sezonin 2024. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Zv. Presidenti i Konfedertës Europiane të Volejbollit z. Renato Arena, si një nga mbështetësit për zhvillimin e volejbollit shqiptar.
Presidenti i FSHV z. Pëllumbi falenderoj Presidentin Manfredi, për ecurin pozitive të bashkëpunimit midis dy federatave tona përgjatë gjithë këtij viti dhe është besimplotë për surprizat që na presin për sezonin e ardhshëm.
Nga ana e tij, Presidenti Manfredi u shpreh i kënaqur për vijueshmërin e bashkëpunimit për zhvillimin dhe përmirësimin e volejbollit shqiptar, duke përgëzuar Drejtuesit e FSHV-së, për përqëndrimin më shumë tek grupmoshat e reja si për femra edhe meshkuj, pasi ata jane e ardhmja e volejbollit. Në shenjë mirënjohje z.Manfredi i dhurojë z.Pëllumbi fanellën zyrtare të kombëtares italiane për meshkuj.