Federata Shqiptare e Volejbollit në përfundim të fazës së parë të aktiviteteve të saj, organizoj një takim me arbitra, sekretar, pikashënues dhe vëzhgues. Në fjalën e tij midis të tjerave, Presidenti FSHV-së z. Erlind Pëllumbi gjeti rastin për ti falenderuar për angazhimin e tyre përgjatë këtyre aktiviteteve. Kryetari Komisioni Tekniko Arbitral z. Konalsi Gjoka vuri në dukje disa problematika të vrejtura përgjatë fazës së parë të aktiviteteve, në mënyrë që të riparohen në fazën në vazhdim. Në këtë takim, disa gjyqtare janë propozuar për tu promovuar në një kategori më të lartë.
Sek.Përgjithshëm z. Ervis Dosti theksoj rëndësin e paraqitjes dhe përformancës së trupës së arbitrimit, si një nga hallkat më të rëndësishme në zbarimin e rregullave të lojës dhe rregullores së brendshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të lojës së volejbollit. Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Komisionit Disiplinës z. Sokol Halilaj. FSHV mbetet e angazhuar për ngritjen profesionale të trupës së arbitrimit.