Federata Shqiptare e Volejbollit mori pjesë në Turneun Ballkanik të Sitting Volleyball, të zhvilluar në Podgoricë, Mali i Zi, ku u përfaqësuan ekipet nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi .
Një aktivitet sportiv që solli rivalitet, emocione dhe përballje të bukura sportive, por mbi të gjitha përcolli një mesazh të fuqishëm për gjithëpërfshirjen, barazinë dhe fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Presidenti i ParaVolley Europe, z. Branko Mihorko.
Pas një serie ndeshjesh sfiduese dhe paraqitjesh mjaft pozitive, përfaqësuesja shqiptare arriti të sigurojë vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë, duke bërë krenarë të gjithë komunitetin e volejbollit shqiptar.
Federata Shqiptare e Volejbollit falënderon stafin e Klubit Shumësportësh Mirdita për kontributin e vazhdueshëm në promovimin e disiplinës gjithëpërfshirëse të Sitting Volleyball në Shqipëri.