

Një tjetër paraqitje shumë e mirë e Kombëtares U17 të Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik! Vajzat kuqezi zhvilluan një ndeshje me intensitet të lartë dhe arritën të triumfojnë ndaj Kosovës me rezultatin 3-1.
Me karakter, përkushtim dhe një lojë të organizuar, Shqipëria administroi mjaft mirë momentet vendimtare të takimit, duke siguruar një fitore të merituar.
Urime vajzave dhe stafit teknik për këtë sukses! Forca Shqipëriiiiii!