
Federata Shqiptare e Volejbollit është partnere në projektin EVGC (Empowering Volleyball Game Gener), të organizuar nga CEV në kuadër të projekteve të mbështetura nga programi Erasmus+, së bashku me Federatat e Volejbollit të Gjeorgjisë, Maltës, Gjermanisë, Suedisë dhe Luksemburgut.
Gjatë takimit dyditor të partnerëve, të zhvilluar në Bruksel, u diskutuan çështje kyçe që lidhen me barazinë gjinore, fuqizimin e grave dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në pozicione drejtuese në sport.
Federata Shqiptare e Volejbollit u përfaqësua nga znj. Ornela Belba, anëtare e Bordit Drejtues të FSHV-së, dhe znj. Klea Rama, pjesë e trupës së arbitrimit në volejboll.
Pjesëmarrja e përfaqësueseve të FSHV-së konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të Federatës për të promovuar barazinë gjinore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirjen në volejbollin shqiptar, në përputhje me vlerat dhe objektivat e CEV.