

Kombëtarja e Femrave e nis me fitore rrugëtimin e saj në Fazën Para-Eliminatore të CEV Volleyball European League 2026, duke mposhtur Luksemburgun me rezultatin 3 - 1
Pas humbjes së setit të parë, vajzat kuqezi treguan karakter, forcë dhe shpirt gare, duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 3-1 dhe duke siguruar fitoren e parë në këtë kompeticion.
Setet: 21-25 25-17 25-15 25-14
Një paraqitje e shkëlqyer e ekipit tonë, që konfirmoi potencialin dhe vendosmërinë për të luftuar deri në pikën e fundit.
Urime vajzave dhe stafit teknik për këtë sukses të merituar!
Vazhdojmë së bashku drejt sfidave të radhës.