

Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me CEV, organizoi seminarin e katërt për mësuesit e volejbollit të përfshirë në projektin e KOKSH “Ekipet Sportive në Shkolla”.
Në fjalën hapëse, Presidenti i FSHV theksoi se Federata Shqiptare e Volejbollit është e angazhuar në organizimin e Kampionatit Ballkanik U16 për meshkuj, ku baza e ekipit kombëtar për këtë grupmoshë do të seleksionohet nga ekipet pjesëmarrëse në këtë projekt.
Në prani të Sekretarit të Përgjithshëm z. Ervis Dosti, drejtoreshës së projektit znj. Geona Bajraktari, si dhe lektorëve të ardhur nga CEV znj. Anastasia Savvidou dhe z. Nikola Dimitrov, u zhvillua seminari me në fokus përditësimin metodik dhe teknik të mësimdhënies së volejbollit në shkolla, si dhe zbatimin e standardeve bashkëkohore të trajnimit për moshat e reja.
Në përfundim të këtij eventi, pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes.