
Federata Shqiptare e Volejbollit organizoi këtë fundjavë fazën e parë të Kampionatit Kombëtar U16, një nga aktivitetet më të rëndësishme për zhvillimin e volejbollit të moshave në vend.
Ky aktivitet synon të krijojë një bazë të fortë për të ardhmen e volejbollit shqiptar, duke nxitur konkurrencën e shëndetshme dhe duke ofruar mundësi reale zhvillimi për sportistët e rinj në të gjithë territorin e Shqipërisë. FSHV mbetet e përkushtuar në mbështetjen e brezave të rinj dhe në forcimin e strukturave bazë të volejbollit shqiptar.
Investim në të ardhmen e sportit. Volejbolli vazhdon të rritet!