

Finalja e Meshkujve – Peja 2-3 Ferizaj
Ferizaj fitoi një finale të fortë ndaj Pejës, e cila u vendos pas pesë seteve (30-28, 22-25, 25-17, 22-25, 15-13).
Në tie-break, Ferizaj ruajti epërsinë dhe siguroi trofeun. MVP i finales ishte Santiago Andres Ruiz Alvarez (volejbollist i KV Ferizaj).
Kupa iu dorëzua Durim Rexhepit (kapiten i Ferizajt) nga Bahri Gjinovci (President i FVK) dhe Erlind Pëllumbi (President i FSHV).
Medaljet e arta për Ferizajn u shpërndanë nga Valon Nikqi (Sekretar i Përgjithshëm i FVK), Valon Xhafaj (Nënkryetar i FVK)
Emine Ramadani Reka (Nënkryetare e FVK) dheArbër Bytyqi (Përfaqësues i Komunës së Ferizajt)
Medaljet e argjendta për Pejën u dhanë nga Abedin Mehani (Anëtar i Bordit të FVK), Antigone Veseli (Anëtare e Bordit të FVK), Ermal Maliqi (Anëtar i Bordit të FVK) dhe Durim Shehabi (Trajner i KV Shkëndija)
Finalja e Femrave – Fer Volley 3-1 Pogradeci
Fer Volley fitoi 3-1 ndaj Pogradecit, duke dominuar në setin e parë dhe duke ruajtur qetësinë në setet vendimtare (25-14, 23-25, 26-24, 25-22). MVP e finales: Amela Llugaliu (volejbolliste e Fer Volley).
Trofeu iu dorëzua Gresa Raçit (kapitene e Fer Volley) nga Bahri Gjinovci (President i FVK) dhe Erlind Pëllumbi (President i FSHV)
Medaljet e arta për Fer Volley u ndanë nga: Valon Xhafaj (Nënkryetar i FVK), Emine Ramadani Reka (Nënkryetare e FVK), Dashamir Brari (Zëvendëspresident i FSHV), Habil Ajeti (Nënkryetar i Federatës së Maqedonisë), Valon Nikqi (Sekretar i Përgjithshëm i FVK), Ervis Dosti (Sekretar i Përgjithshëm i FSHV) dhe Arbër Bytyqi (Drejtor i Urbanizmit, Komuna e Ferizajt)
Medaljet e argjendta për Pogradecin u shpërndanë nga: Abedin Mehani (Anëtar i Bordit të FVK), Antigone Veseli (Anëtare e Bordit të FVK), Ornela Belba (Anëtare e Bordit të FSHV), Gezim Brahimi (Përfaqësues i FVK/FSHV) dhe Sokol Halili (Anëtar i Bordit të FSHV)