

Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, z. Erlind Pëllumbi, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti, z. Konalsi Gjoka, morën pjesë në Asamblenë e 46-të të Përgjithshme të Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), e cila u zhvillua në Paris.
Në këtë ngjarje të rëndësishme evropiane u diskutuan zhvillimet e fundit dhe strategjitë e ardhshme për zhvillimin dhe rritjen e volejbollit në mbarë Evropën.
Gjatë asamblesë, z. Pellumbi zhvilloi një bisedë miqësore me z. Fabio Azevedo, President i Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB), i cili pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë dhe për të qenë pjesë e festimeve në 80-vjetorin e FSHV-së.
Gjithashtu, më parë edhe Presidenti i CEV, z. Roko Sikiric, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje të veçantë për volejbollin shqiptar.