

Përgjatë datave 26-28 shtator në Zadar të Kroacisë, nën moton " Trajnimi i mirë ndryshon jetën ", u zhvillua Konventa e Tranjerëve në kuadër të "Cev School Project" e organizuar nga Konfederata Europiane e Volejbollit (CEV).
Të pranishëm krahas pjesëmarrësve nga të gjitha vendet e Europës, ishin të pranishëm edhe mësuesit/trajnerët e volejbollit nga Shqipëria, znj. Elona Tiko, znj. Mirela Kazia, znj. Alketa Macukulli, znj. Ergita Shkoza dhe z. Emiljan Xhabrahimi.
I gjithe aktiviteti u moderua nga lektorët ndërkombëtar te sukseshem ne karrieren e tyre si ish-sportist edhe trajner moshash :
1. Saska Van Hintum,
2.Erik Hodzson,
3.Natalia Klimenova.
Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte që mësuesit/trajnerët e pranishëm të zgjerojnë njohuritë e tyre për proçesin e stërvitjes së volejbollit përmes shkëmbimit të ideve dhe përvojave për zhvillimin e këtij sporti në nivel masiv tek moshat.