

Zv. Presidenti i FSHV, z. Konalsi Gjoka, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHV, z. Ervis Dosti, morën pjesë në aktivitetin e radhës të zhvilluar në Braslovče, Slloveni, në kuadër të projektit ParaVolley Europe Development Project (PVEDP).
Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të federatave nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Sllovenia, të cilët u mirëpritën nga Presidenti i ParaVolley Europe, z. Branko Mihorko. Ky takim ishte një mundësi e mirë për t’u informuar mbi karakteristikat dhe veçoritë e disiplinës sportive të volejbollit të ulur.
Gjithashtu, të pranishmit ndoqën nga afër edhe një ndeshje miqësore midis kombëtareve të Sllovenisë dhe Ukrainës në volejbollin e ulur.