

Partizani shpallet fitues i Kupës së FSHV 2025, pasi mposhti në finalen e zhvilluar para pak minutash në sallën sportive të Farkës, ekipin e Tiranës me rezultatin e pastër 3–0.
Trofeu iu dorëzua kapitenit të ekipit, Osman Qepa, nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHV-së, z. Sokol Halili.
Federata Shqiptare e Volejbollit përshëndet ekipin fitues dhe uron një sezon të mbarë për të gjitha skuadrat.