FSHV organizon Beach Volley Shkodra 2025
July 28, 2025FSHV pjesë e projektit PVEDP në bashkëpunim me ParaVolley Europe për volejbollin e ulur
August 21, 2025
Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit, organizoi një aktivitet plot energji, emocione dhe sport. Turneu i shumëpritur Beach Volley 2025 u zhvillua në bregun e liqenit të Pogradecit dhe mblodhi së bashku sportistë dhe tifozë nga e gjithë zona.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit morën pjesë:
- Z. Erlind Pëllumbi, President i FSHV
- Z. Konalsi Gjoka, Zv/President i FSHV
- Z. Ilir Xhakolli, Kryetar i Bashkisë Pogradec
- Z. Dorian Latifllari, Drejtues i QMP
Fituesit e turneut Beach Volley Pogradec 2025 ishin:
-
Medalja e artë: Marojevic - Zecic
-
Medalja e argjendët: Dervishi - Metani
-
Medalja e bronzit: Neziri - Isufi
-
Medalja e artë: Ramadani - Avdyli
-
Medalja e argjendët: Kurti - Prenga
-
Medalja e bronzit: Pireva - Kadriu
Atmosfera e ngrohtë, dielli, sporti dhe bashkëpunimi i të gjithëve e shndërruan këtë event në një përvojë të paharrueshme për pjesëmarrësit dhe publikun.
Federata Shqiptare e Volejbollit falenderon të gjitha ekipet pjesëmarrëse, sportistët, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti!