Miqësore Shqiperi Kosove mes kombetareve U21 per meshkuj
July 27, 2025FSHV organizon Beach Volley Pogradec 2025
August 17, 2025
Një fundjavë plot energji, emocione dhe sport u zhvillua në plazhin e mrekullueshëm të Velipojës, ku u mbajt turneu i shumëpritur Beach Volley 2025, si pjesë e aktiviteteve të titullit “Shkodra – Qyteti Europian i Sportit 2025 ”.
Z. Erlind Pëllumbi, President i FSHV dhe z. Dashamir Brari Zv/President, së bashku me përfaqësuesit e Bashkisë Shkodër ishin të pranishëm në ndarjen e çmimeve për fituesit:
Kategoria meshkuj
- Medalja e artë: Osman Qepa - Leonard Doda
- Medalja e argjendët: Aleksander Marojevic - Oleg Ivanov
- Medalja e bronzit: Ledion Martiro - Norgen Baruti
Kategoria femra
- Medalja e artë: Xhuda Kurti - Jola Gjermeni
- Medalja e argjendët: Dhimitra Kole - Lyra Pireva
- Medalja e bronzit: Katerina Simonski - Andjela Josic.
Diell, sport, bashkëpunim dhe një atmosferë fantastike që bëri këtë event të paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun!
Falenderojmë të gjithë ekipet pjesëmarrëse, sportistët, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti!