Polonia Kampion e Europes ne U16 per femra ne Tirane
July 14, 2025Korca mirepret serisht ekipin kombëtar U21M
July 23, 2025
Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës, organizoi më 12-13 korrik edicionin e 2-të të Beach Volley Vlora 2025 – një aktivitet i shumëpritur nga dashamirësit e volejbollit të rërës dhe pushuesit e shumtë në bregdetin e Vlorës.
Ndeshjet u ndoqën me entuziazëm dhe sollën një atmosferë fantastike me pjesëmarrjen e sportistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
I pranishëm në këtë event ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHV-së, z. Ervis Dosti, i cili, në emër të Federatës Shqiptare të Volejbollit, ndau një mirënjohje për Kryetarin e Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në zhvillimin e aktiviteteve sportive në qytetin bregdetar.