FSHV pjese e projektit EVGC ne bashkepunim me CEV
July 9, 2025FSHV organizon Beach Volley Vlora 2025
July 15, 2025
Pas një finale emocionuese, Polonia është shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian CEV U16W në volejboll për vajza!
Finalja u zhvillua në Tiranë, ku Polonia triumfoi ndaj Turqisë me rezultat 3 : 1 në sete, duke kurorëzuar një paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë turneut.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Italia mposhti Çekinë me rezultat të pastër 3 : 0, duke fituar medaljen e bronztë.
Ky kampionat ishte historik! Për herë të parë, një turne kaq prestigjioz evropian për moshat e reja u zhvillua në Shqipëri dhe Kosovë, duke vendosur një standard të ri organizimi në rajon. Me mikpritje të jashtëzakonshme dhe organizim të përsosur, të dy vendet krijuan kushte optimale për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, duke u vlerësuar lart për cilësinë dhe profesionalizmin.
FSHV falënderon të gjithë ata që kontribuan në këtë sukses të përbashkët dhe riafirmon edhe një herë partneritetin e fortë me CEV, duke theksuar se ky ishte turneu i tretë evropian për moshat që organizohet nga FSHV në Shqipëri!
Shqipëria po ecën krenare drejt hartës evropiane të volejbollit, duke u njohur gjithnjë e më shumë si një vend organizator i ngjarjeve të nivelit të lartë ndërkombëtar!
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm:
-
Jalil Jafarov – Anëtar i Bordit të CEV
-
Fidel Ylli – President i KOKSH
-
Erlind Pëllumbi – President i FSHV
-
Konalsi Gjoka – Zv.President i FSHV
-
Ornela Belba – Anëtare e KE të FSHV
-
Valon Nikqi – Sekretar i Përgjithshëm i FVK