Fotogaleria e ndarjes se cmimeve Balkan Championship U19W – Tirane
June 16, 2025Kombëtarja shqiptare U16 ndeshje miqesore me Kosovën
June 20, 2025
Vajzat e ekipit kombëtar U16 kanë nisur përgatitjet intensive në Rrëshen, në kuadër të Finaleve të Kampionatit Europian, që do të zhvillohen në Tiranë dhe Prishtinë!
Presidenti i FSHV, z. Erlind Pëllumbi, i shoqëruar nga zv.Presidenti z. Dashamir Brari, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij kompeticioni për të ardhmen e volejbollit shqiptar:
“Kërkojmë përkushtim dhe seriozitet maksimal nga vajzat tona, për një përfaqësim sa më dinjitoz në një arenë ku marrin pjesë skuadrat më të mira të Europës.”
Këto janë finalet e treta në një kohë të shkurtër që FSHV organizon në Tiranë, duke dëshmuar edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë dhe serioz me CEV dhe besimin që Konfederata Europiane ka ndaj FSHV.