Kurs per trajnerët e volejbollit me mentor trajnerin e kombëtares z. Jovan Melka
May 26, 2025Seleksionimi i dytë për kombëtaren U16
May 28, 2025
Federata Shqiptare e Volejbollit organizoi për dy ditë me radhë seanca stërvitore intensive me ekipin kombëtar të meshkujve, të cilat u zhvilluan në Palestrën e Lojërave në Farkë.
Fokusi i këtyre seancave ishte përgatitja për rikthimin e Kombëtares në arenën ndërkombëtare. Nën drejtimin e trajnerit Jani Melka dhe asistentëve të tij, Elton Tukseferi dhe Erin Sejati, një grup lojtarësh me eksperiencë synon kualifikimin në Finalet e Kampionatit Europian – një objektiv madhor për këtë skuadër.
Ky ekip përfaqësues do të jetë një ndër prioritetet e Federatës Shqiptare të Volejbollit, duke u angazhuar në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, si rikthimi në “European Silver League”, si edhe në turne e trajnime të tjera për të siguruar një përfaqësim sa më dinjitoz të volejbollit shqiptar.