FSHV pjese e aktiviteteve per Javen Ndërkulturore Polake 2025
April 18, 2025Partizani per meshkuj Kampion i Shqipërisë per sezonin 2024-25
April 27, 2025
Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, z. Erlind Pëllumbi, është rizgjedhur në postin e Zëvendëspresidentit të KOKSH. Kjo rizgjedhje përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për kontributin e vazhdueshëm të z. Pëllumbi dhe për punën e strukturuar të FSHV-së në zhvillimin dhe promovimin e sportit në vend, me theks të veçantë në përparimin e volejbollit shqiptar.
Ndër iniciativat më të rëndësishme të ndërmarra vitet e fundit spikat projekti “Ekipet në Shkolla”, ku FSHV ka luajtur një rol kyç në hartimin dhe zbatimin e tij. Ky projekt synon të nxisë përfshirjen e të rinjve në sport që në moshë të hershme, duke ndërtuar kështu themelet për një të ardhme të qëndrueshme të volejbollit në Shqipëri.
Federata Shqiptare e Volejbollit i uron suksese të mëtejshme dhe punë të mbarë Presidentit të rizgjedhur të KOKSH, z. Fidel Ylli, si dhe anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues.