Presidenti Cev z. Sikiric uron Presidentin Fshv z. Pëllumbi per rizgjedhjen e tij
February 18, 2025Drita fiton Ligen Gjergj Kastrioti 2025 / Femra
March 2, 2025
Presidenti i FSHV, z. Erlind Pëllumbi, së bashku me Zëvendëspresidentin, z. Dashamir Brari, morën pjesë në punimet e Asamblesë së Federatës Italiane të Volejbollit (FIPAV) në Rimini, Itali, me ftesë të Presidentit të FIPAV, z. Giuseppe Manfredi. Gjatë kësaj Asambleje u zgjodhën organet drejtuese të FIPAV, ku z. Manfredi u rizgjodh si President.
Asambleja u përshëndet nga Presidenti i Federatës Botërore të Volejbollit (FIVB), z. Fabio Arzavedo, dhe nga Presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), z. Roko Sikiric, të cilët nënvizuan rëndësinë e këtij eventi për zhvillimin e volejbollit.
Rizgjedhja e z. Manfredi është një zhvillim i rëndësishëm për FSHV, pasi siguron vazhdimësinë e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit mes dy federatave në vitet e ardhshme. Ky partneritet pritet të kontribuojë në forcimin e volejbollit shqiptar përmes shkëmbimeve të eksperiencës, programeve të zhvillimit dhe projekteve të përbashkëta me Federatën Italiane të Volejbollit.