

Një urim për rizgjedhjen vjen nga Presidenti i CEV, i cili konfirmon edhe njëherë bashkëpunimin me FSHV në zhvillimin e projekteve të rëndësishme, të cilat promovojnë dhe forcojnë volejbollin shqiptar. Ky mesazh mbështetës është një dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta për të çuar përpara këtë sport, duke krijuar mundësi të reja për fëmijët, të rinjtë dhe ekipet kombëtare në nivel vendas, rajonal dhe evropian.
Faleminderit Presidentit të CEV për këtë mesazh motivues dhe për mbështetjen e vazhdueshme! Së bashku do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe promovojmë volejbollin shqiptar, duke synuar rezultate edhe më të larta në skenën ndërkombëtare.