Kryesia e re e FSHV zhvillojë mbledhjen e saj te pare
February 11, 2025Presidenti FVK z. Gjinovci takohet me Presidenti FSHV z.Pëllumbi
February 15, 2025
EmpowHER Volleyball Game Changer (EVGC) është iniciativa më e re e FSHV, partnere e CEV në Programin ERASMUS+.
Takimi i parë hapës i këtij projekti u zhvillua në zyrat e CEV në Luksemburg, ku FSHV u përfaqësua nga Zv/Presidenti, z. Konalsi Gjoka.
Partnerë të tjerë në këtë projekt janë Zyra e BE-së pranë KOE (Komitetit Olimpik Evropian), EOSE (Observatori Evropian i Sportit dhe Punësimit) dhe federatat kombëtare të volejbollit të Gjeorgjisë, Gjermanisë, Luksemburgut, Maltës dhe Suedisë.
Projekti synon të promovojë barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen në sport, duke fuqizuar rolin e grave brenda federatave dhe klubeve sportive.