FSHV ne bashkepunim me CEV organizuan trajnimin III per mesuesit e Projektit Ekipet Sportive
January 26, 2025Presidenti CEV z. Sikiric takim me Presidentin e Koksh z.Ylli
January 27, 2025
Aktivitetet per ekipet U18/F.
Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me KSSH Flamurtari, organizoi një aktivitet me pjesëmarrjen e ekipeve U18/F të Flamurtarit, Mirditës, Dinamos dhe Partizanit.
Ky turne u zhvillua në nder të z. Ylli Lulushi (1953-2022), një figurë e shquar e volejbollit shqiptar. FSHV e nderoi z. Lulushi me një çmim mirënjohjeje për kontributin e tij të vyer si sportist dhe trajner në qytetin e Vlorës.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte i pranishëm edhe z. Dashamir Brari, ndërsa trofeun e këtij turneu e fitoi ekipi i Flamurtarit, nën drejtimin e trajnerit z. Shpëtim Abedini.
Federata Shqiptare e Volejbollit uron suksese të mëtejshme për të gjitha ekipet pjesëmarrëse!