Presidenti Cev z. Roko Sikiric vizite zyrtare ne Tirane
January 24, 2025FSHV ne bashkepunim me CEV organizuan trajnimin III per mesuesit e Projektit Ekipet Sportive
January 26, 2025
Asambleja së 26-të e ABV-së.
Tirana ishte organizatore e Asamblesë së 26-të e Asosacionit Ballkanik të Volejbollit. FSHV përfaqësohej nga z. Dashamir BRARI , z .Konalsi GJOKA dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHV z. Ervis DOSTI. Në fjalën përshëndetëse Presidenti i BVA z. Erlind PELLUMBI falenderoj familjen ballkanike të volejbollit e cila i ka dhënë një frymë të re marrëdhënieve rajonale në zhvillimin dhe promovimin e volejbollit. Është hera e dytë që në një kohë të shkurtër FSHV drejton BVA. I pranishëm ishte Presidenti CEV z. Roko SIKIRIC sëbashku me Drejtorin administrativ Z.Vuk KARANOVIC
Asambleja së 26-të e ABV-së.
Përgjatë Asamblesë u morën vendime të rëndësishme, ndër të cilat u konfirmua pjesëmarrja e Shqipërisë në garat zyrtare të BVA-së për vitin 2025, ku FSHV do jetë organizatore për :
• Kampionatin Ballkanik U21/F ( Alb )
• Kampionatin Ballkanik U19/F ( Alb )
Do të marri pjesë në Serbi,
• Kampionatin Ballkanik U21/M (Srb )
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këto aktivitete vazhdon të dëshmojë vizionin dhe përkushtimin e Federatës Shqiptare te Volejbollit në mbështetje dhe promovimin për moshat të cilat do jenë e ardhmja e volejbollit tone në nivel ballkanik dhe europian.