Fshv organizon seleksionimin e pare per U16/femra
January 19, 2025FSHV ishte organizatore e Asamblesë 26 te BVA ne Tirane
January 25, 2025
Presidenti Z. Erlind Pëllumbi, njëkohësisht President i BVA, priti në Tiranë Presidentin e CEV, i cili shoqërohej nga Z. Vuk Karanovic, Sekretar i Përgjithshëm i CEV.
Gjatë këtij takimi, Z. Pëllumbi falënderoi CEV për mbështetjen e vazhdueshme që i jep volejbollit shqiptar, duke i besuar edhe një herë organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U16 për femra.
Nga ana e tij, Presidenti i CEV, Z. Roko Sikiric, falenderoi Z. Pëllumbi për ftesën dhe siguroi se CEV do të vazhdojë ta konsiderojë FSHV-në si një partner serioz dhe bashkëpunues.
Në këtë takim ishin të pranishëm Z. Dashamir Brari, Z. Konalsi Gjoka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHV, Z. Ervis Dosti.